Një rast i rëndë i keqpërdorimit të kartelës bankare është raportuar dje në Skenderaj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka njoftuar se nga llogaria e tij bankare janë kryer pagesa në vende të ndryshme të Evropës pa dijeninë e tij.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën nga 19 marsi deri më 10 korrik 2025, ndërsa vlera e përgjithshme e dëmit arrin në 14,578 euro.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore./Rajoni.org/
- Advertisement -