spot_img

Katër shokë me uniformë ushtarake të UÇK-së, bëjnë homazhe në Prekaz

spot_img

Të veshur me uniformë të UÇK-së, katër qytetarë kanë bërë homazhe pranë varreve të familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ata treguan për Ekonomia Online arsyen e veshjes me këtë uniformë.

Ata treguan emocionet që i kishin gjatë shpalljes së Pavarësisë, 16 vite më parë.

Mergim Musa, qytetar nga Buroja e Skenderajt, tregoi për Ekonomia Online arsyen e veshjes me këtë uniformë.

“Jemi në Prekazin legjendar për nder të Pavarësisë së Kosovës. Kemi ardh me festu bashkë me qytetarët. Arsyeja e veshjes me u uniformë është kjo uniformë që sot jemi të lirë kanë dhënë shumë kontribut njerëzit dhe nuk bën me e harru historinë e të kaluarës. Urime krejt shqiptarëve kudo që janë dhe shpresojmë se do të bëhet mirë edhe këtu dhe gjitha të mirat”, tha Musa.

Ndërsa Ymer Mecinaj mërgimtar tha për Ekonomia Online se dëshirë e tij është që të shtrihet sovraniteti në tërë territorin e Kosovës. Ai tregoi edhe emocionet e tij gjatë shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.

“Kemi ardh për pavarësinë e Kosovës. Urimi jonë jo vetëm por i gjithë shqiptarëve është që të shtrohet sovraniteti në gjithë Republikën e Kosovës. Kosova është mirë ka mujt me qenë shumë ma mirë por shpresojmë se Qeveria e re e çon procesin përpara. Ditën e shpalljes së Pavarësisë e kemi përcjell nga Norvegjia me një gëzim që nuk përshkruhet dhe nuk harrohet. Kemi pasur mysafirë edhe norvegjez që i kanë përcjell manifestimet në atë kohë. Nuk ka më mirë është një kënaqësi e veçantë për krejt shqiptarët. Nuk ka ma mirë”, Mecinaj që tash e sa kohë tha se jeton në Norvegji.

Lexo edhe:  Ky është zjarrfikësi që humbi jetën sot në Klinë, sindikata i shpreh ngushëllime familjes
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x