spot_img

Kapiteni i FSK-së Shkëlqim Raci diplomon me sukses në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

spot_img
spot_img
spot_img

Kapiten Shkëlqim Raci, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit për Logjistikë në Universitetin e Mbështetjes së Ushtrisë (Army Sustainment University), që zhvillohet në Fort Lee, Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të FSK-së, Raci është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Distinguished International Honor Graduate”, që i ndahet studentëve ndërkombëtarë për performancë të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale.

“Ky sukses i Kapiten Racit përbën dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe standardeve të larta që përfaqësojnë pjesëtarët e FSK-së në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA