Një incident kanosjeje është raportuar të ketë ndodhur më 16 prill 2025, rreth orës 18:00, në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas autoriteteve, ankuesi – një mashkull kosovar – ka deklaruar se është kanosur nga dy persona të dyshuar, gjithashtu meshkuj kosovarë.
Rasti është raportuar menjëherë tek organet kompetente dhe është informuar prokurori i shtetit. Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
- Advertisement -