Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Drenas, nën dyshimin për veprën penale të kanosjes.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 26 tetor 2025, rreth orës 21:30, kur i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se përmes telefonit e ka kanosur verbalisht viktimën, një femër kosovare.
Më 15 dhjetor 2025, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
- Advertisement -






