spot_img

Kanosën policin jashtë detyrës zyrtare, këta janë tre personat nga Kishnareka që u arrestuan

spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar tre meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur si dhe kanë tentuar ta sulmojnë viktimën mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se të arrestuarit për këtë rast janë Sh.Orllati, D.Orllati dhe M.Orllati.

Rastin i cili ka ndodhur në Kishnarekë të Drenasit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur si dhe kanë tentuar ta sulmojnë viktimën mashkull kosovar zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

/GazetaSinjali/

Lexo edhe:  Mashtrimi me fatura fiktive: Skema e vjedhjes së 2.8 milionë eurove në emër të rimbursimit nga TVSH
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x