Kandidatja për deputete nga “Lista për Familje”, Pranvera Xhaferi, me anë të një postimi në Facebook ka hedhur dyshime të forta mbi manipulimin me votat.
Sipas saj, ajo kishte votuar vetën në qendrën e votimit ku ishte caktuar, por që as vota e saj nuk doli. 0 vota është regjistruar sipas saj.
Kam vënë re se vota ime, që kam dhënë për veten time, është keqpërdorur në procesin e zgjedhjeve në shkollën “Mehmet Gjevori”, qendra e votimit 1926, dhe është regjistruar si zero, edhe pse ishte e dhënë për veten time. Ky keqpërdorim ka lidhje me dyshimet për manipulimin e votave të mia. Pavarësisht kësaj situate, unë kam arritur të mbaj qintat e votave që më mbështetën dhe që qëndruan të palëkundura. Falënderoj sinqerisht çdo individ që ka besuar në mua dhe ka votuar për mua, dhe që ka qëndruar pranë meje gjatë këtij procesi të vështirë. Mbështetja juaj ka qenë një burim i madh frymëzimi dhe forcë për mua.”, ka shkruar ajo.