Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, është mirëpritur sot nga bashkëfshatarët e saj në Gllanasellë të Drenasit.
Ajo ka bërë me dije se mbështetja e vendasve në rrugëtimin e saj politik ka rëndësi të jashtëzakonshme.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se rrëfimet banorëve të fshatit për babin dhe gjyshin e saj e bëjnë të ndihet mirë.
“Shumë e nderuar me mbështetjen që mora sot nga bashkëfshatarët e mi në rrugëtimin tim për deputete në Kuvendin e Kosovës. Mbështetja nga të afërmit, kushërinjtë dhe njerëzit e fshatit Gllanasellë ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për mua. Fjalët e mira të këtyre njerëzve për babin tim Jusufin dhe tregimet e tyre për gjyshin tim Murat Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i heroit Shaban Polluzah, kanë qenë frymëzim për mua. Me kryeministër Bedri Hamza, Kosova do të mundet më mirë për çdo fshat dhe qytet të Republikës sonë”, ka shkruar Berisha.




