spot_img

Kajtazi: Në makinën time është gjetur një pajisje e dyshimtë – policia është në vendin e ngjarjes

spot_img

Drejtori i portalit “Paparaci”, Vehbi Kajtazi, ka thënë se gjatë kontrollit të makinës së tij nga ana e mjeshtrit është zbuluar se në anën e majtë afër gomës është e vendosur një pajisje e dyshimtë.

Sipas Kajtazit, policia është në vendin e ngjarjes duke i pritur njësitë e specializuara.

“Sot kam sjellë veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në anën e majtë afërt rrotës. Policia është në vend të ngjarjes duke pritur njësitë e specializuara. Për këtë rast është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit”, ka shkruar Kajtazi

Ditë më parë, Kajtazi ka thënë se po përcillet nga disa persona, që sipas tij, janë agjentë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA