Vehbi Kajtazi, analist i përhershëm në “Rubikon”, ka folur për dhunën në Kosovë. Gjatë emisionit, Kajtazi vlerësoi se shoqëria kosovare është e dhunshme.
Kajtazi ka treguar një rast, ku, sipas tij, ka pranuar 350 kërcënime pse kërkoi mbikëqyrje të fondacionit që udhëhiqet nga Halil Kastrati, një humanist i njohur në Kosovë.
“Një postim nëse unë them që Halil Kastrati duhet me u mbikëqyrë, me u hetu, edhe me pa qarkullimin e parave të tij, ka po i vinë, ka po shkojnë e tek. Ti i merr 350 kërcënime, secili është më i dhunshëm se tjetri.” – tha ai në Rubikon.




