spot_img

Jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së nga Skenderaj

spot_img
spot_img
spot_img

Ka ndërruar jetë papritmas ish ushtari i UÇK-së, Xhevdet Ajeti, nga Skenderaj.

Kur u dha kushtrimi për luftë, Xhevdeti iu përgjigj thirrjes duke u bashkuar në radhët e UÇK-së, ku dha kontribut të çmuar për çlirimin e vendit.

Për një kohë, ai jetontë dhe punontë në Gjermani, duke u përkushtuar ndaj familjes së tij.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familja Ajeti, përmes rrjetit social “facebook”.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë shok, miq dhe dashamirë, se papritmas ndërroj jetë më i dashuri jonë Xhevdet Ajeti.
Për ceremoninë e varrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA