spot_img

“Janë gjetur një palë syze”- Angazhohet edhe FSK’ja për gjetjen e 67-vjeçarit kosovar që u raportua i zhdukur

spot_img
spot_img
spot_img

Po vazhdon kërkimi për 67 vjeçarin nga Istogut, Beqir Malokaj, i cili është raportuar i zhdukur.

Lidhur me këtë operacion detaje ka dhënë nënkryetari i Shoqatës për Kërkim – Shpëtim, Mentor Maloku.

Maloku njoftoi se kërkimeve u janë bashkuar edhe ushtarët e FSK-së.

“Po, operacioni i kërkimit po vazhdon. Disa gjurmë janë gjetur nga familjarët, një palë syze janë gjetur. Tash pritet të verifikohen ato se a i takojnë këtij personi, mbetet që këtë punë ta bëjë hetuesia”, tha Maloku për KlanKosova.

“Aktualisht jemi duke i bërë kërkimet në këmbë. Jemi duke e krehur zonën bashkë edhe me ushtarët e FSK-së, policinë dhe qytetarët”, theksoi ai.

“Po presim që të errësohet dhe pastaj kërkimin ta bëjmë edhe përmes dronëve edhe ne edhe FSK-ja”, deklaroi numri i kësaj shoqate.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA