spot_img

Izbica e Skënderajt, fshati që tani ka më shumë varre se banorë

spot_img

Izbica është një nga fshatrat më të njohur në Kosovë, për tragjedinë që ndodhi në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë 147 persona, kryesisht të moshuar. Por fshati në të cilin dikur kishte jetë, tashmë ka më shumë varre, sesa që kanë mbetur banorë. 25 vjet pas luftës, nga Izbica janë larguar thuajse të gjithë.

Dyerve të ambulancës në fshatin Izbicë të Skenderajt, ka vite që u është vendosur dryni. Banorët e paktë që i mbetën besnik të jetuarit në këtë fshat, për të marrë trajtim mjekësor apo furnizuar me ushqime, u duhet të bëjnë disa kilometra deri në Turiçec apo Skenderaj.

“Çdo gjë mungon. Mungon transporti, na duhet 9 kilometra me shku me marrë një shërbim mjekësor ose gjëra ushqimore, se këtu përreth nuk ka as shitore për me u furnizu”, ka thënë për RTK-në, banori Gani Behrami.

Përveç ambulancës në këtë fshat ka vite që është mbyllur edhe shkolla.

“Në lagjen tonë prej 10 shtëpive, jemi dy shtëpi që banojmë këtu edhe ato me 3 anëtarë të familjes. Është e vështirë, më herët ka pas banorë, ka qenë edhe shkolla, tash shkolla është mbyllur, ambulanta është mbyllur”, është shprehur Behrami.

Rrugët janë të zbrazëta e shtëpitë të braktisura. Shtëpitë që po shihen prapa nesh janë tërësisht të braktisura nga banorët e fshatit Izbicë. Nga 85 familje sa kanë jetuar këtu, tash kanë mbetur vetëm 15 prej tyre.

Por kështu, Izbica, fshati që tashmë njihet si vendi ku ndodhi një nga masakrat më të mëdha, të kryer nga serbët mbi shqiptarët, në luftën e fundit, nuk ishte kaq i qetë para 25 vjetësh.

Lexo edhe:  Vrasja e Faton Hajrizit, versionet se si u lokalizua dhe u vra në Serbi

Dikur kishte ambulancë, shkollën deri në klasën e pestë, shumë zhurmë fëmijësh e plotë jetë.

Tani qetësia e tij prishet vetëm fundmuajin mars të çdo viti, në përvjetorin e përkujtimit të 147 të vrarëve.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x