spot_img

Ismail Dibrani takon presidentin e ICPA-së në forumin ndërkombëtar në Turqi

spot_img
spot_img
spot_img

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Shefave të Shërbimeve Korrektuese dhe Burgjeve, i organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve dhe Shërbimeve Korrektuese (ICPA), që po mbahet në Turqi në kuadër të Konferencës së 27-të Vjetore.

Në kuadër të forumit, Dibrani është takuar me presidentin e ICPA-së, Davide Brown, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet dhe arritjet e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe për përkushtimin e institucionit ndaj standardeve ndërkombëtare.

Gjatë pjesëmarrjes, ai ka zhvilluar takime me drejtues të shërbimeve korrektuese nga vende të ndryshme, përfshirë Turqinë, Japoninë, Francën, Belgjikën, Poloninë, Zelandën e Re dhe Irlandën e Veriut, ku është folur për praktikat më të mira dhe mundësitë e bashkëpunimit profesional.

Sipas Dibranit, pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum ndërkombëtar është dëshmi e qartë se vendi po ndjek praktikat më të mira globale dhe po avancon standardet e punës në institucionet korrektuese.

 

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA