spot_img

Ish komandati i UÇK-së, Enver Oruçaj, kujton ish ushtarin dhe majorin e Policisë që vdiq sot, Milaim Fejzullahu

spot_img
spot_img
spot_img

Sot ka ndërruar jetë majori i Policisë së Kosovës, Milaim Fejzullahu.

I ndjeri gjatë luftës ishte pjesë e UÇK-së ku ishte angazhuar në organizimin dhe themelimin e Njësitit të UÇK-së, në Shallc të Vushtrrisë.

Përmes një postimi ish komandati Enver Oruçaj ka ngushëlluar familjarët, bashkëluftëtarët dhe kolegët e të ndjerit.

Postimi i plotë:

Sapo mora lajmin e hidhur , paska ndrruar jetë bashkëluftëtari i çmuar , Milaim Fejzullahu, major i Policisë së Kosovës. Milaimi gjatë luftës së UÇK-së, ishte angazhuar në organizimin dhe themelimin e Njësitit të UÇK -së, në Shallc të Vushtrrisë, ku edhe emërohët komandant i këtij njësiti, të Brigadës 142 – ZOSH, e më vonë edhe pjestar i PU të Brigadës 142. Ngushëllime mbar Familjës Fejzullahu, ngushëllime, miqëve, bashkëluftëtarëve dhe kolegë/eve të Milaimit . Do na mungojë të gjithëve.
Ceremonia e varrimit në ora 15 , në Shallc – Vushtrri.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA