spot_img

Ish e burgosura politike për gardianen serbe: Është mundu me m’shti me shkel fotografinë e Hashim Thaçit edhe nuk e kam shkel

spot_img
spot_img
spot_img

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Nadica Cepkenović, u deklarua e pafajshme lidhur me akuzën se në cilësinë e gardianes në burgun e Prishtinës- paralelen për gra në Lipjan, ka kryer krime lufte.

Zahrije Podrimçaku-Subashi, e cila ishte në burg në atë kohë tha se gjatë qëndrimit në burg ishte përballur vazhdimisht me tortura dhe presion ekstrem, duke theksuar një rast të veçantë kur, sipas saj, ishte dërguar në një bodrum dhe ishte kërcënuar për jetë.

Jam arrestuar me 8 Qershor, ’98-ën. Jam dënuar 4 vite. I kam mbajt 3 vite burg. Kjo ka qenë një ndër gardianët, të gjitha janë sjellë keq, në mënyrën ma të tmerrshme, po kjo ka qenë ma kriminelja. E mbaj mend që për çdo muaj rregullisht, më ka torturu, kurr pa ndal. Gjatë bombardimeve për çdo ditë. E lëshojke magnetofonin me zë të lartë, për mos me u ni brima. Edhe ka përdor dhunë të vazhdueshme ndaj meje. Kam qenë prej femrave ma të torturume në burgjet serbe. Edhe fizikisht edhe psiqikisht”, tha ajo.

Ajo deklaroi se gjatë torturave ishte vënë nën presion që të shkelte fotografinë e Hashim Thaçit, duke treguar se kishte refuzuar edhe pse ishte kërcënuar rëndë.

Është mundu me m’shti me shkel fotografinë e Hashim Thacit, edhe nuk e kam shkel. Në fund i kam thanë: “Nxirre revolen vram, se nuk e shkeli se është vëllai jem”. Edhe e kom marrë fotografinë prej toke, e kam qit në gjoks. Masandej u ka kthy kjo, iu ka kthy koleges vet, Sllogjana Arsiqit, edhe i ka thanë tha: “Kjo është kokëfortë”, serbisht, tha “leje”, tha “këtë budallicë”, tha “se s’pranon”, tha “veç me mbyt””, tha ajo.

 

Lajmi i fundit
LAJME TJERA