Në një takim të organizuar në Komoran, qytetarët u mblodhën në numër të madh për të dëgjuar vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të kandidatit Isak Neziri me numër 99. Përkundër klasave të vogla që mezi pritën numrin e pjesëmarrësve, entuziazmi i qytetarëve tregoi përkrahjen në rritje për PDK-në dhe liderin e ardhshëm, Bedri Hamza.
Gjatë fjalës së tij, Isak Neziri prezantoi planin e tij konkret për forcimin e sektorit privat, promovimin e eksportit vendor, veçanërisht në tregun gjerman, dhe krijimin e mundësive për të mbajtur rininë në Kosovë.
“99 arsye janë për ta votuar partinë e punëve të mëdha. Me 9 shkurt, bashkë do ta sjellim ndryshimin që Kosova meriton,” deklaroi Neziri, duke nxitur optimizëm dhe mobilizim ndër qytetarë.
#PDK131 ✅
#IsakNeziri99 ✅