spot_img

Isak Neziri 99: Kishnareka, krenari dhe qëndresë krah PDK-së

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri, ka shprehur krenarinë e tij për përkrahjen e banorëve të Kishnarekës dhe rolin historik të kësaj zone në qëndresën dhe përkushtimin ndaj vlerave kombëtare.

Gjatë një takimi të ngrohtë me qytetarët, Neziri ka theksuar rëndësinë e dëgjimit të halleve dhe shqetësimeve të tyre, duke premtuar angazhim të palodhshëm për të sjellë ndryshimet e nevojshme.

“Jam krenar që Kishnareka, me historinë e saj të qëndresës dhe përkushtimit, qëndron krah Partisë Demokratike të Kosovës. Teksa ndajmë vizionin dhe misionin tonë për një Kosovë që mundet ma mirë, unë mbetem i vendosur në angazhimin për t’i dhënë zgjidhje problemeve që prekin çdo qytetar,” ka deklaruar Neziri.

Ai ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen, duke nënvizuar se bashkëpunimi është çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.

#PDK131 #IsakNeziri99

Lajmi i fundit
LAJME TJERA