Kandidatja për deputete e PDK-së, Fatime Shala është takuar me intelektualë të shquar vendor.
“Së bashku me kandidatët për deputet, ish-rektorin Fadil Millaku dhe Valon Grabovcin, nën mikpritjen e Kryetarit Sokol Bashota, ndamë momente të veçanta dhe plot vlerësim për rolin e arsimit në shoqërinë tonë”, ka shkruar Fatime Shala.
“Mësuesit dhe profesorët janë jo vetëm formuesit e brezave të rinj, por edhe mbrojtës të palëkundur të shtetësisë dhe vlerave kombëtare. Përkushtimi dhe sakrifica e tyre për një arsim cilësor janë themeli i së ardhmes sonë. Kontributi i tyre i jashtëzakonshëm meriton mirënjohje dhe mbështetje të plotë nga institucionet dhe shoqëria”, tha tutje 93-shi i PDK-së.
Postimi: