spot_img

I theruri me thikë është nga Sankoci, mjekët në Komoran ia shpëtuan jetën dhe e nisën drejt QKUK-së

spot_img

Pas një mosmarrëveshjeje për rrjetet sociale, shtatë persona janë përfshirë në një përleshje fizike afër Komoranit, ku është përdorur edhe një thikë.

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë këtu 18 vjeçarin E.H., nga Saknoci i Drenasit, i cili ishte në gjendje të rëndë.

Falë reagimit të shpejtë të stafit shëndetësor të Komoranit, gjakderdhja është ndalur dhe pacienti është stabilizuar përpara se të dërgohej në QKUK për një operacion që ka zgjatur mbi dy orë.

Me vendim të prokurorit, dy persona janë ndaluar (njëri për 24 orë dhe tjetri për 48 orë), ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Lexo edhe:  Cen Bajraktari nga Skenderaj, një pasion që e ndjek me përkushtim
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x