I riu nga Skenderaj krijon mozaik flamurin e Kosovës me 2024 copa letre 🇽🇰👏👏
Fatjon Gashi, nxënës i klasës së tetë, në shkollën “Shaban Jashari” në Skenderaj, ka hapur një ekspozitë për nder të Pavarësisë së Kosovës.
Fatjoni ka dërguar disa foto që mund t’i shikoni më poshtë, ku ka punuar 2024 copa letër me tekniken Muzaik.
Ai tha për DrenicaOnline që punimi i tij do të dal në sheshin “Adem Jashari” të premten me 16 shkurt, nga ora 12:00.





