Një incident ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 03:00, një person është arrestuar pasi në një kafiteri, nën ndikimin e alkoolit, i kishte drejtuar një armë zjarri një personi tjetër.
Viktima kishte arritur t’ia largonte armën nga dora dhe ta merrte atë.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe dhjetë fishekë kalibër 9mm.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/
- Advertisement -






