spot_img

I arrestuari në Drenas për shpërndarje të materialeve të ndaluara është i mitur

spot_img
spot_img
spot_img

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Shpërndarje e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti fillimisht është raportuar në fillim të muajit prill në stacionin policor në Drenas.

Pas pranimit të informacionit, hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme, respektivisht ekipi për hetimin e krimeve kibernetike, kanë zhvilluar veprime intensive hetimore.

Si rezultat i këtyre veprimeve është bërë identifikimi dhe arrestimi i personit të dyshuar, i cili sipas policisë është i mitur.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA