Ish zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar lidhur me ekspozitën për masakrat e ndodhura në Kosovë, autor i së cilës është Shkëlzen Gashi.
Durmishi ka thënë se këtë të fundit në vitin 2005 e kishte përzënë nga zyrat e LVV-së pikërisht për shkak të tendencës së tij për ta deformuar historinë dhe luftën e drejtë të UÇK’së.
Ai ka thënë se është e papranueshme që i është dhënë leje dhe është financuar një ekspozitë e tillë.
“Për shkak të kësaj narrative të Shkëlzen Gashit, në vitin 2005, pas një përplasjeje të ashpër, personalisht e kam përzënë nga zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Tendenca e tij për të deformuar historinë tonë dhe luftën e drejtë të UÇK-së ka rezultuar me përjashtimin e tij nga Lëvizja.
Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra të tilla të marrin leje dhe të financohen nga institucionet tona
Deformime të tilla nuk janë thjesht të pavërteta, ato janë fyerje e rëndë për sakrificën tonë dhe vrasje e dytë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe çlirim”, ka thënë Durmishi





