Me dhimbje të thellë është marrë lajmi për një tragjedi të rëndë që ka ndodhur në Austri, ku kanë humbur jetën katër persona duke punuar në ndërtim.
Fatkeqësisht, në mesin e viktimave është veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asllan Musliu (1977).
Asllani ishte i njohur si njeri shumë i veçantë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Miqtë e përshkruajnë si “shpirt i huaj”, një njeri me zemër të madhe, burrëri dhe gatishmëri për të ndihmuar të tjerët.
Humbja e tij konsiderohet e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për miqtë dhe gjithë ata që e njohën. Ai do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij në luftë dhe për vlerat njerëzore që e karakterizonin.





