spot_img

Historia e Bedri Krasniqit, njeriut më të rrezikshëm në Kosovë

spot_img

I akuzuar për vrasjen e dy policëve në një përplasje me armë zjarri në Podujevë, Bedri Krasniqi sot u shpallë i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Trupi gjykues konstatoi se në këtë rast nuk ka pasur asnjë provë e cila do ta implikonte Krasniqin në vrasjen e një polici të Kosovës dhe një të UNMIK-ut. Shumëkush reagoi duke ia uruar lirimin Krasniqit, por ky i fundit është i dënuar edhe për dy raste të tjera. Nacionale sjell detaje.

Familja e shumë qytetarë nëpër rrjete sociale iu gëzuan vendimit të Gjykatës sot e cila e shpalli të pafajshëm Bedri Krasniqin për vrasjen e dy policëve në vitin 2004. Deri sot ai dyshohej se ishte i përfshirë në vrasjen e policit të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe policit të Kosovës, Arsim Rrustolli, në Podujevë më 2004.

“Procesi gjyqësor iu ka stërzgjat shumë, mirëpo më në fund drejtësia triumfoi. Si familje nuk do të ndalemi, derisa ta gjejmë drejtësinë për Bedri Krasniqin se edhe dënimet e para është shumë i pafajshëm. Iu kanë ba qysh iu kanë ba dhe drejtësinë kemi me e lyp deri në fund” – deklaroi Sylë Krasniqi, vëllai i Bedriut sot para mediave.

Përkundër se gëzimi ishte i madh, Bedri Krasniqi, do të vazhdojë vuajtjen e dënimit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Kjo për shkak të dy dënimeve që ai i ka për raste të tjera. Njëri për vrasjen e policëve Sebahate Tolaj e Jusuf Haklaj, dhe tjetri për kidnapimin e një biznesmeni nga Gllareva.

Cila është historia?

Bedri Krasniqi në moshën 17-vjeçare ishte bashkuar në luftë. Ai u bë pjesë e radhëve të UÇK-së në zonën e Dukagjinit, duke marrë pjesë edhe nëpër disa beteja frontale.

Lexo edhe:  Ekskluzive: Kompania e Berat Buzhalës përfitoi 437 mijë euro përgjatë viteve, vetëm nga Telekomi i Kosovës në emër të “marketingut”

Megjithatë, emri i Bedriut mori dhenë edhe më shumë pas luftës. I dënuar për vrasje, i dënuar për kidnapim e arratisje nga burgu.

Bedri Krasniqi me vendim të tri shkallëve të gjykatës është i dënuar për vrasjen e dy policëve, Sebahate Tolaj dhe Jusuf Haklajt. Ai ishte i dënuar me 27 vjet burg, për vrasjen e dy policëve që po e hetonin vrasjen e politikanit, Tahir Zemaj. 

Kurse, me 17 vjet burg Bedri Krasniqi është i dënuar për kidnapimin e biznesmenit, Azem Morina nga Gllareva e Pejës. 

Krasniqi në vitin 2008 ishte arratisur nga burgu. Ishte arrestuar më pas nga Policia dy vjet më vonë. Krasniqi tentoi të arratisej edhe nga burgu i Dyzit. Ishte afër të arratisej, por në fund u kap me një revole lodër me të cilën Krasniqi i kishte kërcënuar gardianët.

Bedri Krasniqi krejt së fundmi u ballafaqua me drejtësinë për vrasjen e dy policëve në Podujevë, gjatë një shkëmbimi me armë zjarri ndërmjet një grupi të armatosur dhe Policisë së UNMIK-ut.

Për këtë rast, është i dënuar Shkumbin Mehmeti. Ai ishte dënuar me me 27 vjet burgim për implikim në vrasjen e dy policëve në Podujevë. Edhe pse Mehmeti e kishte përmendur Krasniqin në një intervistë duke e akuzuar për këtë vrasje.

Trupi gjykues në vendimin e sotëm për pafajësinë e Bedri Krsaniqit, ka thënë se deklaratat e Shkumbin Mehmetit ishin kontradiktore. Gjithashtu, sipas gjyqtarëve, e kaluara kriminale e Bedri Krasniqit, nuk mund të përdoret si provë se ky e ka kryer edhe vrasjen e dy policëve.

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast për vrasjen e zyrtarëve policorë kishin qenë edhe Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri, mirëpo Gjykata Supreme në shtator 2017, kishte nxjerrë aktvendim për lirimin e tyre, pasi sipas kësaj gjykate, dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë rreth kësaj ngjarjeje dhe se ekziston një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.

Lexo edhe:  Punëtorëve të KEK-ut u rriten pagat për 70 euro, marrin edhe bonus 300 euro për fundvit

Ish-Gjykata e Qarkut e Prishtinës, më 9 nëntor 2007, fajtor për sulmin që ishte konsideruar si terrorist e kishte shpallur vetëm Shkumbin Mehmetin, të cilin e kishte dënuar me 30 vite burgim, ndërsa i kishte liruar nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin.

Gjatë dëshmive të tij në këtë proces gjyqësor, Bedri Krasniqi ka folur në detaje për informacionet që ai kishte për këtë rast, por edhe për raste të tjera ku ishte përfshirë ky grup. Ai ka përmendur edhe emra politikanësh e zyrtarë tjerë të lartë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x