Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për takimin e parë me Hashim Thaçin në Hagë.
Ai ka thënë se Hashim Thaçi brenda burgut ishte njeri pa komplekse me edukatë familjare.
“Hashim Thaçi për mua, ka lënë një kuptim, së pari kishte edukatë familjare, tamam t’fortë dhe të rregullt. Më ka bë përshtypje se nuk e ka pas asnjë kompleks për pozicionet të cila i ka ushtruar. Asnjë kompleks, mos me pas njoftë që është Hashimi, nuk kishe pas mundësi me dallu që ky e ka ushtru ndonjë prej këtyre pozitave që i ka pas. Nuk ka qenë nxitës i komunikimit dhe debatit”, ka thënë Nasim Haradinaj për T7.
Tutje, Nasim Haradinaj ka treguar se Hashim Thaçi ishte njeri i tokës dhe bashkë me Kadri Veselin e kanë përgatitur ushqimin e mëngjesit.
“Hashimi me Kadriun menjëherë janë angazhu. Hashimi ka thënë vetëm me fshi, me u përkulë poshtë nuk mundem se është bë operacion, këtu në kurriz, ka kërkuar falje, për pjesët e tjera Hashimi të gjitha punët i ka bë. Mëngjesin dhe darkën i kanë përgatitë Hashimi dhe Kadriu, gjellën unë, Rexha e Pjetri”, ka thënë Nasim Haradinaj