Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Vetëvendosja nuk i ka kërkuar votë për Donika Gërvallën, për të cilën tha se për disa arsye, ndoshta edhe do të lëkundej e do ta votonte. Por tha se i çuan njerëz për Rashiqin.
“Paramendoni, këta më kanë lyp votë për Rashiqin e jo për Donika Gërvallën. Më kanë çu njerëz. As për Albulena Haxhiun nuk më kanë lypë. Për Rashiqin më kanë lypë jo për vajzën e Jusuf Gërvallës. E di që kjo i irriton votuesit e mi, po ndoshta isha ligë diqysh, kur e kisha kujtu nënën Ajshe, kisha thanë hajt”, ka thënë ai mbrëmë në Klan Kosova.
- Advertisement -