Në prag të 16-vejtorit të pavarësisë së Kosovës, liderët e koalicionit AAK-Nisma kanë vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, se bashku më shumë bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe të varrezat e kompleksit, duke vendosur lule mbi varrin e komandantit legjendar Adem Jashari.
Më pas, të dy liderët janë pritur në kullë nga Rifat Jashari.
Republika e Kosovës nesër shënon 16-vjetorin e shpalljes se pavarësisë.




