spot_img

Hamza: Kosova duhet të ecë përpara, jo kriza të reja – kapitull i ri, tani! (Video)

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video-mesazh drejtuar qytetarëve, ku thekson se zgjedhjet e 28 dhjetorit paraqesin një moment vendimtar për drejtimin e vendit.

“Në këtë datë, ne, qytetarët e këtij vendi, jemi përballë një vendimi të qartë: ta vazhdojmë rrugën mbrapa, me kaos, pasiguri dhe ndarje; apo ta ndryshojmë kahjen dhe të ecim përpara, me stabilitet, zhvillim dhe shpresë”, shprehet Hamza në video.

Ai nënvizon se zgjedhja e tij është e qartë dhe e lidhur drejtpërdrejt me të ardhmen e vendit:
“Unë zgjedh të ecim përpara. Për familjet tona. Për fëmijët tanë. Për Kosovën.”

Në përmbyllje të mesazhit, kandidati për Kryeministër fton qytetarët në bashkim rreth vizionit të tij politik: “Të gjithë bashkë. Përpara!”

Videoja është pjesë e komunikimit zgjedhor të PDK-së në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku Hamza synon të paraqesë një alternativë të bazuar në stabilitet, zhvillim dhe shpresë për Kosovën.

Link: https://www.facebook.com/share/r/1AFYteLE4w/

PDK
Lajmi i fundit
spot_img
LAJME TJERA