spot_img

Grupi i kosovarëve myslimanë u nis për Umre me linjën e re direkte nga Prishtina në Xhidë

spot_img
spot_img
spot_img

Grupi i besimtarëve nga Kosova që u nisën për në tokat e shenjta ka mbërritur me sukses në Xhide.

Udhëtimi është zhvilluar pa asnjë pengesë dhe gjithçka ka kaluar në rregull falë fluturimit direkt nga Prishtina në Xhide, që ka lehtësuar ndjeshëm rrugëtimin e umrexhive.

Besimtarët janë sistemuar në hotele me kushte të përshtatshme e komode, ndërsa tashmë kanë filluar me kryerjen e ibadeteve.

Udhëheqësit e grupit, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, janë pranë umrexhive për të ofruar udhëzimet e nevojshme fetare dhe për t’u siguruar që çdo adhurim të kryhet në mënyrën më të mirë e më të devotshme.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA