I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka shpërndarë përsëri një pjesë të intervistës së presidentit Thaçi, duke e quajtur turp mbajtjen e tij në burg.
Ambasadori Grenell ka rikujtuar përsëri faktin se ishte pikërisht Jack Smith ai që e arrestoi Thaçin.
“Jack Smith (po, ai) arrestoi Thaçin në vitin 2020 kur Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi”, shkruan Grenell.
Sipas tij është e turpshme që Thaçi po mbahet ende në burg duke e quajtur gjithë këtë si një mashtrim.
“Është shumë e turpshme që ai është ende në burg. Është një mashtrim. Haga është e prishur”, thuhet në fund të reagimit të Grenell.
Richard Grenell ka kritikuar vazhdimisht Gjykatën Speciale duke thënë se ky nuk është një institucion i drejtësisë, por një instrument politik.