spot_img

Goxhaj: Kosova është duke harxhuar para për sisteme të armatimi që nuk i bëjnë punë të nesërmen

spot_img
spot_img
spot_img

 “Do të ishte mirë që Kosova t’i shpenzonte këto para për sisteme të tjera të armatimit, të cilat do t’i duheshin dhe do t’i bënin punë Kosovës. Kosova është duke harxhuar para për sisteme të armatimi të cilat nuk i bëjnë punë të nesërmen”, Kështu e ka vlerësuar blerjen e raketave  “JAVELIN” nga Kosova ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjinin me Dibran Istrefin.

“Është një sistem armatimi tokë ajër, përdoret kryesisht kundër tankeve dhe autoblindave, por kryesisht kundër çdolloj mjeti të blinduar.  Mund të themi se nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe për Kosovën, pasi numri atyre që mund të blejë Kosova është shumë i vogël, pasi ato kushtojnë shtrenjtë”, ka thënë Goxhaj.

Më tej, ai ka thënë se vetëm një raketë “JAVELIN” kushton 178 mijë dollarë.

“Sado që Kosova ta ketë buxhetin e madhe, nuk mund të blejë më shumë se 20-30 copa, nuk është se mund të bësh një gjë të madhe”, ka theksuar ai.

Tutje, Goxhaj ka thënë se raketa “JAVELIN” morën famë pasi u përdorën në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Ukrainë rreth 5 mijë copa ‘JAVELIN’, në rast se edhe Kosova do të merret 1 mijë copë, mund të themi se do të kryenin shumë punë në Ushtrinë e Kosovës në një konflikt të ardhshme me Serbinë nëse do të ndodhte”, ka thënë Goxhaj.

Më tej, ai ka thënë se me 70 milionë, Kosova i ka blerë vetëm 40 copa që do të ishin të pamjaftueshme për të bërë ndonjë ndryshim të madhe në luftë.

“40 copa, 40 tanke, 40 tanke do të thotë vetëm një batalion me tankesh, p.sh ja i shkatrrave Serbisë një batalion të tankesh. Kosova me Serbinë ndan një kufi prej 300 KM, sa mund të mund të mbulosh me këto armë”, ka thënë ai.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA