spot_img

Goli i tij ia solli fitoren e parë Feronikelit 74′ në këtë sezon, Zogu: Jemi duke bëtë punë të mirë – do japim maksimumin për këtë fanellë

spot_img

Feronikelit 74′ dje mori fitoren e parë në Superligë në7 këtë sezon, pasi mposhtën Gjilanin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Xhengiz Rexhepi”.Golin e vetëm dhe të tre pikëve në këtë ballafaqim e realizoi Shpresim Zogu.

Zogu ndihet shumë i lumtur me besimin që ia ka dhënë trajneri, teksa thotë se fitorja për të ishte shumë e rëndësishme.

“Ndihem shumë i lumtur për golin e shënuar, jam shumë i kënaqur me besimin që po ma jep trajneri, ekipi dhe bashkëlojtarët. Dje ishte një fitore me rëndësi për ekipin tonë. Ndihem i lumtur që dhashë kontributin tim me gol, mirëpo mbi të gjitha më e rendësishmja ishte fitorja e ekipit”, tha fillimisht futbollisti.

“Në krye me trajnerin Xhengiz dhe me ndihmën e gjithë klubit ne jemi duke bërë punë shumë të mirë që ta shperblejmë besimin që kemi marrë që ta veshim këtë fanelle e cila peshon shumë. Unë jam i lumtur që luaj për ekipin e qytetit tim dhe do jap maksimumin çdoherë që vesh këtë fanellë”, përfundoi ai.Javën e ardhshme, Feronikeli 74′ do të ballafaqohet me Malishevën./Gazeta Blic/

Lexo edhe:  Rasti i rëndë: Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x