“Nëse kanë ardhë me atë mendësinë e Skenderajt, çka s’pritet prej tyne”, tha Pacolli, duke iu referuar incidentit të 14 majit mes Kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku e kryetarit të VV-së atje, Hysni Mehani.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, është lëshuar në deklarata skandaloze e përçmuese, për qytetin e Skenderajt, duke aluduar se ky rajon ka mentalitet “të dhunshëm dhe të paparashikueshëm”.
“Nëse kanë ardhë me atë mendësinë e Skenderajt, çka s’pritet prej tyne. Ne si VV, jemi qetë, vazhdojmë me fushatën tonë..”, tha ajo, kur u pyet nga gazetari, Vullnet Krasniqi, nëse mund të ketë incidente mes partisë së saj dhe PDK-së në Ferizaj.
Në Skenderaj, para disa ditësh në orët e mesnatës ishin stacionuar Njësia Speciale e Kosovës pas një incidenti të raportuar mes Kryetarit të Komunës, Sami Lushtaku dhe shefit të Vetëvendosjes atje, Hysni Mehani.
Ky incident, nga Prokuroria ishte klasifikuar si “lëndim i lehtë trupor”./Vox Kosova/




