spot_img

Gjyqtarja kanoset me kallashnikov, arratiset i dyshuari

spot_img

Një person, në cilësinë e palës në procedurë, dyshohet se ka kanosur të gjitha palët përfshirë gjyqtaren gjatë një seance civile.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha për gazetën online Reporteri.net i dyshuari është arratisur dhe ndodhet në kërkim.

Të njëjtit më pas i është bastisur shtëpia, tha Nikçi.

“Në Banjë të Pejës gjatë një seance civile, kanë qenë të pranishëm gjitha palët si dhe gjyqtarja. Njëra palë ka dalë me kallash dhe e ka kanosur gjitha palët, përfshirë edhe gjyqtaren. I njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes, i është bastisur shtëpia me autorizim të prokurorit dhe për momentin është në kërkim nga policia e Kosovës për t’u arrestuar”, tha Nikçi .

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA