Është arrestuar një person rreth orës 14:30 në fshatin Fushticë të qytetit të Drenasit pasi që i njëjti në një aheng familjar dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri.
Policia njofton së në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
- Advertisement -