Në fshatin Kishnarekë të Drenasit, më 09.08.2025 rreth orës 21:00, policia ka shoqëruar në stacion një person të dyshuar pasi që kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, ka dorëzuar armën së bashku me katër gëzhoja dhe një fishek. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka apeluar që të shmangen përdorimi i armëve të zjarrit në tubime, duke kujtuar se një veprim i tillë paraqet rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve./DrenicaOnline/
- Advertisement -