Kandidati për deputet nga PDK-ja, Betim Gjoshi ka falënderuar mijëra mbështetës që e votuan në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Nga zemra ju falënderoj për rreth 15 mijë votat që m’i dhatë në zgjedhjet e 9 shkurtit. E kam pritur mbështetjen tuaj, por në këtë mënyrë, numri juaj, besimi juaj, e bënë këtë moment të paharrueshëm për mua. Kjo është një fitore që nuk matet vetëm me votë, por me dashurinë dhe respektin që kam ndjerë nga secili prej jush”, ka shkruar Gjoshi.
“Ndjej keqardhje që gjysmën e fushatës nuk munda të jem pranë jush, për shkak të aksidentit që pësova. Edhe pse për pak vota nuk arrita të siguroj mandatin e deputetit, ndihem krenar për çdo moment të kësaj gare dhe mirënjohës për çdo mbështetje”, ka thënë tutje ai.
Kujtojmë që me rezultatet momentale, Gjoshi është shumë afër, por gjithë ato vota, janë të pamjaftushme për t’u futur në Kuvend.