Një gjest i rrallë solidariteti po qarkullon në rrjetet sociale. Një qytetar nga Kosova ka njoftuar se dëshiron t’ia dhurojë veturën e tij një familjeje që ka fëmijë të sëmurë dhe nuk ka kushte të mira ekonomike.
Vetura është Nissan Primera 1.9 TDI, viti i prodhimit 2003, me regjistrim të vlefshëm deri në prill 2026. Pronari thekson se automjeti është në gjendje të rregullt dhe se, përpara dorëzimit, do ta vizitojë personalisht familjen përfituese.
Qytetarët që njohin ndonjë familje në nevojë mund ta kontaktojnë atë përmes Viber-it në numrin +383 44 176 893.
“Dua ta dhuroj veturën për një familje që e ka më së shumti nevojë,” ka shkruar ai, duke shtuar një mesazh mirënjohjeje për të gjithë ata që ndihmojnë në përhapjen e njoftimit.





