spot_img

Gjendet pa shenja jete veterani i UÇK-së nga Seniku i Malishevës, Policia nis hetimet për vdekjen e tij

spot_img

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Senik në Malishevë, ku ka humbur jetën një 55-vjeçar në rrethana akoma të paqarta. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, teksa tashmë kanë nisur hetimet.

Sinjali mëson se viktima që u gjet pa shenja jete është Nezir Brahaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Brahaj vdiq sot në mesditë dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ende s’dihet shkaku i vdekjes së tij dhe për ta zbardhur rastin në plotni, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hetim.

Lexo edhe:  Reagon anëtari i kryesisë qendrore të PDK-së, në lidhje me formimin e shtabit në Drenas: Nuk mund të bëhem pjesë e organizmave që në vend se t'i luftonë përçarjet, përpiqen t'i mbulojnë ato
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x