spot_img

Gjendet i vdekur një 70-vjeçar

spot_img
spot_img
spot_img

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në fshatin Sllovi të Lipjanit.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

Sipas Hoxhës, trupi i personit në fjalë është gjetur pa shenja jetë në rrugë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, rasti është duke u hetuar nga prokurori. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA