Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë të llojit marihuanë në veturën e një burri në Skenderaj.
Në veturë të dyshuarit i janë gjetur (21 paketime në qese plastike dhe dy koka të Marihuanës) të gjitha në peshë 14.4 gram.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.




