spot_img

Gjenden të vdekur pasagjerët në veturën me targa gjermane afër kufirit me Kosovën

spot_img
spot_img
spot_img

Tre kosovarët që ishin raportuar të zhdukur në Shkup dyshohet se mund të kenë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka përfunduar në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.

Kështu raporton Alsat e cila ka publikuar edhe pamje të një automjeti me targa gjermane që dyshohet se lidhet me rastin.

Megjithatë, ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Tre personat nga Vushtrria, Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, ishin raportuar të zhdukur pasi humbën kontaktin pas daljes nga Aeroporti i Shkupit.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA