spot_img

Gjenden pas 25 viteve eshtrat e Sheremet Smajlit nga Kuqica e Skenderajt, ishte ekzekutuar gjatë Masakrës së Kralanit

spot_img

Sheremet Smajli nga Kuqica ishte raportuar i zhdukur që nga koha e luftës së fundit në Kosovë.

Ai ishte ekzekutuar gjatë Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe.

Pas 25 vitesh, eshtrat e tij dhe 6 personave tjetër u gjinden së fundi, ndërsa me 4 prill do të bëhet varrimi i tyre.

Sheremeti ishte zyrtar i dalluar i MPB’së të Kosovës dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sigurimin organeve paralele të Republikës së Kosovës gjatë okopuimit.

Për gjithë kontributin e tij, ai ka gëzuar respekt të madhe në popullatë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Sheremetit:

Sot morëm lajmin që eshtrat e babait tonë, i cili ishte i zhdukur që nga viti 1999 në Kralan, janë gjetur. Ky ishte një lajm shumë i rëndë për ne si familje, por në njëfarë mënyre edhe lehtësues, pasi më në fund kemi një përgjigje pas kaq shumë vitesh pritjeje .

Nëna jonë e ndjerë nuk u ndal kurrë së kërkuari për fatin e tij, por fati deshi që ajo të mos jetë më në mesin tonë kur më në fund erdhi ky lajm. Ajo që na dhemb më shumë është fakti se vetëm një pjesë e vogël e trupit të tij është gjetur, duke na lënë ende me shumë pikëpyetje dhe dhimbje në zemër.

Varrimi i tij, së bashku me eshtrat e gjashtë personave të tjerë të gjetur, është vendosur të bëhet më 4 prill 2025.

Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, duajini dhe respektojini ata. Prindi ka një vlerë të jashtëzakonshme, dhe ne shpesh e kuptojmë këtë vetëm kur është tepër vonë. Babai im sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar timen, dhe për këtë do t’i jem mirënjohës përgjithmonë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA