spot_img

Gjatë përleshjes në Kuvend, Policia e shtrin mburojën anti-plumb për ta mbrojtur Kurtin

spot_img

Gjatë përleshjes që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, një numër i madh i pjesëtarëve të Mbrojtjes së Afërt e kanë rrethuar kryeministrin Albin Kurti.

Në transmetim të drejtpërdrejtë, shihet se si Mbrojtja e Afërt reagon shumë shpejt, disa sekonda pas fillimit të përleshjes, duke e tërhequr kryeministrin Kurti nga foltorja e Kuvendit.

Sidoqoftë, duket se Kurti këmbënguli që të kthehej në foltore, ku po ruhej i rrethuar nga të paktën dhjetë pjesëtarë të ekipit të sigurisë.

Njëri prej pjesëtarëve të ekipit të sigurisë shihet duke e mbajtur të hapur pranë Kurtit mburojën anti-plumb, e cila përdoret në rast të rrezikut për të shtëna me armë.

 

Lexo edhe:  Nura: Ne marrim përsiper t'i kryejmë edhe punët e Qeverisë së Kosovës
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x