Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është liruar nga aktakuza për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Konjufca ishte akuzuar për këtë veprim gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë bashkë me partinë së cilës i përket, Lëvizjen Vetëvendosje, në periudhën kur po protestonte kundër miratimit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.




