spot_img

Gara e meritave për “Javelin”, Mushkolaj: Mos u çuditni nëse del që i kam porositë unë

spot_img
spot_img
spot_img

Analisti Imer Mushkolaj është tallur me garën e politikanëve për marrjen e meritave rreth pajisjes së FSK-së me raketa të tipit “Javelin”.

Pas pretendimeve të zyrtarëve të VV-së, AAK-së, LDK-së dhe PDK-së se kanë merita në fillimin e këtij procesi, Mushkolaj ka pyetur se “a po dihet se kush e ka meritata?”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj duke ironizuar ka shkruar se nuk duhet çuditur nëse del që ia i ka porositur këto raketa.

“A po dihet kush i ka meritat për qeto raketa? Mos u çuditni nëse së shpejti dal me fakte që i kam porositë unë🤦‍♂️”, ka shkruar Mushkolaj, derisa ka shpërndarë lajmin ku ish-ministri i Mbrojtjës, Anton Çuni, pretendon se kërkesën për pajisjen e FSK-së më këto raketa e ka bërë ai.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA