Kandidatja për deputete nga PDK, Ganimete Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Skenderaj, duke akuzuar pushtetin për përdorim të institucioneve shtetërore për qëllime politike.
Musliu ka deklaruar se përdorimi i aparatit shtetëror kundër një komune, vetëm pse sipas saj “nuk mund të depërtohet politikisht”, përbën abuzim serioz të pushtetit.
“Përdorimi i institucioneve shtetërore dhe aparatit të pushtetit kundër një komune vetëm se nuk mund të depërtosh politikisht përbën një abuzim serioz të pushtetit. Veprime të tilla thellojnë përçarjet, nxisin tensionet dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në një mjedis ku dhuna normalizohet”, ka shkruar Musliu.
Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të tërheqë forcat speciale nga Skenderaj.
“Albin, mos nxit dhunë, tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj”, ka deklaruar kandidatja e PDK-së.




