spot_img

Ganimete Musliu nuk e pranon dhuratën e Kurtit, niset drejt Qeverisë për t’ia kthyer

spot_img

Kryeministri Kurti kishte zgjedhur t’u dërgojë dhurata deputetëve për festat e fundvitit.

Por, një të tillë nuk po e pranon deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, shkruan “Jepi zë”.

Musliu ia ka kthyer personalisht këtë dhuratë.

Postimi i plotë:

“Albin Kurti i cili rolin e Kryeministrit e ka shëndrru në Babadimër, për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe tëntoj të poshtëroj e denigroj deputetet paska zgjedhë që me para të qytetarëve të na dhuroj dhurata për vitin e ri. Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa protezat invalidet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prandaj sot ja ktheva personalisht dhuraten”, ka shkruar Musliu.

Lexo edhe:  Thaçi nga Haga uron nënën e tij për ditëlindjen e 86-të
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x